Flash

Operacion kundër prostitucionit në Kosovë, identifikohen 155 vajza nga Shqipëria

Lapsi.al 19 November 2026

Operacion  kundër prostitucionit në Kosovë, identifikohen 155

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në shkallë vendi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, gjatë të cilit janë kontrolluar 102 lokale, 15 prej tyre janë mbyllur për shkelje administrative, ndërsa tetë persona janë arrestuar për kundërvajtje që lidhen me prostitucionin.

Operacioni, i koduar “Vjeshta 2026”, u zhvillua nga 3 deri më 17 nëntor, nën drejtimin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me inspektorë të institucioneve të ndryshme dhe njësi të Policisë së Kosovës.

 
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë operacionit u kontrolluan 40 lokale ku zhvillohej aktivitet me muzikë live. Në këto ambiente u identifikuan 285 persona, 223 femra dhe 62 meshkuj.

Nga personat e identifikuar, 117 ishin shtetas të Kosovës, ndërsa 168 shtetas të huaj. Në mesin e shtetaseve të huaja ishin 155 nga Shqipëria, nëntë nga Serbia, tri nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kolumbia.

Pas inspektimeve, tetë lokale me muzikë live u mbyllën për shkelje administrative nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kontrollet u shtrinë edhe në 62 qendra masazhi në të gjithë territorin e Kosovës. Në këto ambiente u identifikuan 120 persona, 94 femra dhe 26 meshkuj.

Prej tyre, 73 ishin shtetas të Kosovës dhe 47 shtetas të huaj. Në mesin e shtetaseve të huaja ishin 19 nga Shqipëria, 27 nga Tajlanda dhe një nga Serbia.

Si rezultat i inspektimeve, shtatë qendra masazhi u mbyllën për shkelje administrative.

 
Gjatë operacionit u evidentuan gjithashtu katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion”, të lidhura me aktivitetin e eskortës.

Në këto raste u arrestuan gjithsej tetë persona: katër meshkuj, tre prej të cilëve shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë, si dhe katër femra, një shtetase e Brazilit dhe tri të Kolumbisë.

Për këto kundërvajtje u dorëzuan fletëparaqitje në gjykatë, ndërsa personave të përfshirë iu shqiptuan gjoba. Gjithashtu, ndaj shtetaseve të huaja gjykata vendosi masa plotësuese për dëbimin nga territori i Kosovës dhe ndalimin e hyrjes në vend, për periudha nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Policia bëri të ditur se gjatë operacionit, të gjitha punëtoreve të konstatuara në lokalet me muzikë live, qendrat e masazhit dhe aktivitetin e eskortës iu dha mundësia të deklaronin nëse ishin viktima të ndonjë forme shfrytëzimi apo trafikimi.

Megjithatë, sipas Policisë, gjatë operacionit nuk u identifikua asnjë rast i trafikimit të qenieve njerëzore.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Tregut, Inspektoratin Qendror të Punës, Administratën Tatimore të Kosovës, inspektorët sanitarë dhe njësi të tjera policore.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI