Flash

Rama nxiton dhe mbledh prapë asamblenë e PS-së, zbulohet arsyeja

Lapsi.al 19 November 2026

Rama nxiton dhe mbledh prapë asamblenë e PS-së, zbulohet arsyeja

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë paraditen e kësaj të shtune, më 21 nëntor, Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë. 

Në fokus të mbledhjes do të jenë përgatitjet e strukturave socialiste për zgjedhjet e 9 majit për Bashkinë e Tiranës, si dhe organizimi i fushatës elektorale. 

Kjo është mbledhja e dytë e Asamblesë së PS brenda pak ditësh, pasi javën e kaluar Rama mblodhi socialistët, ku në qendër të diskutimeve ishin zgjedhjet e ardhshme.

Po ashtu, Rama caktoi Ervin Demon dhe Albana Koçiun si bashkëdrejtues politikë të Partisë Socialiste në Tiranë. Më herët, këtë detyrë e kanë mbajtur Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu.

Mbledhja e radhës zhvillohet në një moment delikat për Partinë Socialiste, në kushtet e përplasjes së fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg.

Ky i fundit ka kërkuar largimin e Ramës nga drejtimi i Partisë Socialiste përmes një mocioni mosbesimi, ndërsa ka kritikuar mënyrën se si funksionon aktualisht partia. Veliaj ka pretenduar se vendimmarrja brenda PS-së është përqendruar në duart e një apo dy individëve. 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI