Flash

Strehoi studentët në serrë, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Lapsi.al 19 November 2026

Strehoi studentët në serrë, zgjidhet kryetar i Kuvendit të

Aleksandar Çupiç, kandidati i Listës Studentore, është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Serbisë, pasi siguroi mbështetjen e 140 deputetëve në votimin e zhvilluar gjatë ditës së tretë të seancës konstituive.

Rivali i tij, Stojan Radenoviç, i propozuar nga grupi parlamentar opozitar “Serbia fiton”, mori 97 vota. Procesi u zhvillua përmes votimit të hapur, ku secili deputet shprehu qëndrimin e tij pas thirrjes së emrit.

 
Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, Çupiç mori drejtimin e seancës parlamentare, duke mbajtur edhe fjalimin e parë në detyrën e re.

“Më është besuar një nder dhe një përgjegjësi e madhe”, deklaroi ai, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes forcave politike.

“Dialogu dhe toleranca duhet të bëhen pjesë e kulturës politike të secilit prej nesh”, u shpreh kryetari i ri i Kuvendit.

I lindur në vitin 1978 dhe i rritur në Prokuple, Çupiç është docent në Fakultetin e Transportit të Universitetit të Beogradit, ku ka përfunduar studimet universitare, magjistraturën dhe doktoraturën. Ai është pjesë e Katedrës së Trafikut Postar dhe Rrjeteve, ndërsa veprimtaria e tij shkencore përqendrohet në vendimmarrjen dhe optimizimin e shërbimeve postare dhe logjistike.

Përtej karrierës akademike, Çupiç është angazhuar në mbështetje të lëvizjes studentore në Serbi. Ai është një nga nënshkruesit e nismës “Mbështetja universitare” dhe ka marrë pjesë në protestat e organizuara nga studentët.

Gjatë mobilizimeve studentore, ai u ofroi strehim në serën e tij në Sopot studentëve që marshonin drejt Kragujevcit, për t'iu bashkuar më pas personalisht protestave masive.

 
Krahas angazhimit në universitet dhe aktiviteteve qytetare, Çupiç merret prej vitit 2017 edhe me kultivimin organik të frutave dhe perimeve.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI