Flash

Pse u shkarkua si ministre/ Spiropali: E vërteta e çështjes së Ballukut

Lapsi.al 19 November 2026

Pse u shkarkua si ministre/ Spiropali: E vërteta e çështjes

E pyetur pse u shkarkua si ministre e jashtme, Elisa Spiropali e lidhi gjithçka me Belinda Ballukun. Por në intervistën për Top Story ajo tha se nuk qëndron akuza se ajo ka folur keq te partnerët për ish-zv.kryeministren.  

“Me partnerët, sa u takon këtyre rasteve të çështjeve të drejtësisë, kjo është vetëm një mënyrë për t'i ikur përgjegjësisë në kohën e duhur. Nëse duhet, e them me emër, për çështjen e Belinda Ballukut, unë kam bërë vetëm një akt politik. Dhe akti politik ka qenë mosvotimi, pra mosvajtja në kuvend për votimin për imunitetin pas vendimit që ishte marrë në grup. 

Ai ka qenë akti im politik, jo për shkak të emrit, jo për shkak të individit, jo për shkak se unë dua të shoh një grua në pozita të tilla, po për shkak të moslegjitimimit të modelit. Dhe largimi im, nëse ka pasur arsye të tilla, nuk kanë asnjë lidhje me atë.

"Unë kam bërë beteja publike edhe me Sali Berishën në Kuvendin e Shqipërisë. 

Por a ka vlerë këtu përballja me emra jo sepse është modeli, por se modeli ta dini dhe po flas këtu me emër. Unë besoj që Belinda Balluku që model emrin gjithkund në përballjen me veten, edhe pse unë s'e kam përmendur askund, është modeli më i keq i qeverisjes në forcën tonë politike, por në të njëjtën kohë është edhe viktima më e freskët e një modeli që duhet të ndryshojë. 

Analizohet deri në pikën që nuk ka më, nuk ka më filtra, nuk ka më kontrolle brenda forcës politike, ashtu siç është shumë e qartë tashmë që nuk ka, pra nuk ka më guxim politik, nuk ka më ngritje nëpër forume për të diskutuar për problematika, nuk ka përballje me çështjet e rëndësishme të qeverisjes apo të Partisë Socialiste. 

Sigurisht që edhe modeli i mesazheve, telefonatave, zgjidhjeve personale, i gabimeve të rënda është pa diskutim i pashmangshëm. Dhe dua Unë nuk kam keqardhje, unë kam keqardhje në këtë rast edhe për personin e saj, për faktin që është grua, për fëmijët e saj, madje dhe për shpirtin e saj. Nuk kam unë problematikë mbi Unë po them, unë po them," tha Spiropali. /LAPSI.al

 

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI