
Deputetja e PS Elisa Spiropai ka folur në studion e Grida Dumës në TCH për përjashtimin nga forumet e partisë.
“Dua t’u jap fund fjalëve që kanë dalë për mua nga Asambleja. Fjalët që dolën në publik nuk kanë të bëjnë me ato që dolën, por ky nuk është faji juaj. Ne dukemi në fytyra sikur ishim për të qarë, por kishte shumë për të qeshur. Për mua është folur pafundësisht, por shpesh herë është abuzuar.
Në atë Asamble nuk pati propozim, nuk pati votim, nuk pati statut. Është një vendim pa vendim. E kam dëgjuar Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së. Më vjen keq dhe më vjen turp ta shoh. I duhet të shkojë studio më studio të justifikojë një vendim pa vendim.
Mënyra si u fol për anëtarin e thjeshtë të PS sikur ishte turp. Turp është të vjedhësh, turp është të abuzosh me pushtetin” – tha Spiropali. ©LAPSI.al