Flash

Bardhi flet për Spiropalin: Të bashkëpunojë me SPAK-un për vjedhjet e Ramës

Lapsi.al 19 November 2026

Kreu i deputetëve të PD-së Gazmend Bardhi ironizoi qëndrimet e mëparshme të Elisa Spiropalit ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kujtuar se ajo e kishte cilësuar atë si “Skënderbe”.

Në emisionin "Prime News24", si tha se ish-ministrja po përballet tashmë me të njëjtin presion që opozita dhe mediat kritike ndaj qeverisë kanë denoncuar ndër vite.

“Zonjës Spiropali i thoshte Edi Ramës ‘Skënderbe’. Tani të provojë shpatën e Skënderbeut, atë që kanë provuar demokratët në 14 vite, atë që ka provuar media juaj që ka qenë kundër qeverisë”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD-së.

 
Bardhi i bëri gjithashtu thirrje ish-ministres që të bashkëpunojë me drejtësinë për çdo informacion që mund të ketë në lidhje me kryeministrin Edi Rama.

Gazment Bardhi: Zonja Spiropali është në konflikt me PS-në që nga momenti kur e shkarkuan si ministre. Kjo ka ndodhur rreth gjashtë muaj përpara se të niste protesta. Protesta ka arritur gjëra shumë pozitive, nuk kemi pse të shtojmë gjëra që nuk janë produkt i protestës. Sikundër, Marjana Koçeku ka pasur një konflikt. Ka pasur edhe një luftë të Spiropalit me Belinda Ballukun, që është që në mars kjo histori. Ka pasur qëndrime të saj në raport me pushtetin që kur e hoqën si ministre…

Bardhi flet për Spiropalin: Të bashkëpunojë me SPAK-un

Unë, në dijeninë time, nuk kam informacion që lidhet me SPAK-un në raport me zonjën Spiropali, se të jeni të sigurt që, po ta kisha, do ta thoja. Unë mendoj se, sa kohë zonja Spiropali ka menaxhuar pushtetin nën ombrellën e zotit Rama, sigurisht që ai ka mekanizmat, mendoj unë, edhe për t’i shantazhuar, edhe për t’u bërë presion, edhe për t’i kërcënuar, edhe për t’i afruar, edhe për t’i flakur sa herë dhe si ai të dëshirojë. Dhe në rastin e Spiropalit, besoj se ka ndodhur e njëjta gjë.

Unë di që sa herë që zonja Spiropali, dhe këto i di nga punonjës të administratës shtetërore, sa herë që bën reagim në Facebook, të nesërmen të gjitha strukturat shtetërore i turren bizneseve të familjarëve.

Dhe mua, si opozitar, të jem i vërtetë, më bëhet qejfi sepse, kur demokratët për 14 vite, dhe televizioni juaj në këtë periudhë, hiqnin për shkak të mendimit që nuk i leverdiste Edi Ramës, këtë presion, këtë shtypje, këtë dhunë antiligjore nga institucionet e administratës, zonja Spiropali i thoshte Edi Ramës “Skënderbe”. Tani të provojë shpatën e Skënderbeut, atë që kanë provuar demokratët në 14 vite, atë që ka provuar media juaj që ka qenë kundër qeverisë.

Po, e ka një shans. Ne sot nuk e dimë a është anëtare e grupit parlamentar të PS-së. Ata i thonë “ik”, kjo do të rrijë me zor. Me ne nuk vjen dot, por duhet të reflektonte, sepse ajo që kishte perceptuar si epoka e Skënderbeut është epoka antiligjore, siç është Edi Rama. Dhe i bëj edhe asaj thirrje të bashkëpunojë me drejtësinë për çdo gjë që di në raport me Edi Ramën. /BalkanWeb

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI