Flash

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

Andi Bushati 16 July 2026

Disa ditë më parë, pasi kishim përfunduar emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, u takova me disa prej atyre që mund të konsiderohen si organizatorët e revolucionit të flamingove. Përgjatë bisedës, njëri prej tyre, më bëri një ftesë sa spontane, po aq dhe të çiltër. “Pse, nuk vjen aty në shesh të flasësh, na ndihmon”- më tha, duke më ngulur sytë me vetëbesimin e dikujt që mbron një kauzë të drejtë. 

I kapur në befasi, me sikletin e përhershëm të atij që duhet të refuzojë dikë që e simpatizon, u përpoqa t'i shpjegoj arsyet e përgjigjes sime negative. 

E para, është personale i thashë. Unë mendoj se një gazetar që përshkruan, apo mban qëndrime për ngjarjet, duhet të ruajë një distancë të domosdoshme ndaj asaj që ndodh dhe protagonistëve që e prodhojnë. Këtë parim e kam ushtruar prej kohësh, ndonëse e di që ekziston dhe një model tjetër, ai i opinionistit aktivist, që rreket ta ndyshojë shoqërinë, jo vetëm përmes shkronjave, por edhe përmes veprimit. Por, në kushtet kur shumë kolegë, paguhen si këshilltarë të liderëve gjatë ditës, për t'u shfaqur si të pavarur në editorialet apo emisionet e mbrëmjes, unë kam zgjedhur këtë hendek higjenik, në radhë të parë për të qenë sa më i kthjellët vetë dhe më pas për të ruajtur sa me tepër besueshmëri që të jetë e mundur.

Por e dyta, dhe më e rëndësishmja, u përpoqa të arsyetoj, unë besoj se duke u shfaqur përkrah jush, më shumë ju dëmtoj, sesa ju ndihmoj. Në këtë treg ku militoj prej gati tre dekadash - thashë- unë kam bërë betejat e mia (sipas meje - këtë e gjykon tjetërkush - në krahun e së drejtës dhe moralit), në të cilat, në një farë mënyre, kam krijuar antipati, njerëz që s’më pëlqejnë, të tjerë që se kanë më besimin se mund tu them të vërtetën. Ashtu si në çdo përballje, ku edhe fitimtari absolut ka shumë për të humbur edhe brezi im, në betejat me Berishën e parë, Nanon, Metën, Berishën e dytë dhe Ramën, sado të drejtë që të ketë pasur, ka paguar një haraç të lartë me brerjen e besueshmërisë tek një pjesë e publikut. As unë, as kërkush nuk ka pse e transferon këtë kosto tek levizja e juaj e re, e fresket, që në thelb nuk ka të bëjë aspak me hijet e së djeshmes. Idetë e reja kërkojnë edhe fytyra të reja. Prandaj druaj se ju bëj dëm, po të jem aty mes jush - u thashë përmbledhtas.

Për këtë argumentin e fundit, u binda katërcipërisht se kisha të drejtë, kur e pashë emrin tim të ndërkallur në mënyrë absurde, si të lidhur me protestën, ose me atë pjesë të saj që denonconte biznesmenët sharlatanë që kanë rrjepur Shqipërinë, duke qenë njëkohësisht servilë dhe përfitues të pushtetit.

Natyrisht që si shumëkënd edhe mua më entuziazmoi si një gjetje inteligjente fushata për të lënë review negative kundër atyre milionerëve që kanë bërë para në kurriz të shqiptarëve. Madje dhe e shpreha me zë të fortë këtë, pa qenë as pjestar në aksion, as aktiv në zbritjen e yjeve. Por vetëm kaq. Thjeshtë me peshën e përgjegjësisë për të thënë fjalën për një gjë që i duket e drejtë.

Prandaj më shkaktoi habi, kur e pashë veten të përshkruar jo në rolin e opinionistit, por në atë të protagonistit. Pyetja e parë që më erdhi në mend ishte: “Po ç‘ne?” Pse duhej të më jepej kjo medalje? Pse duhet të më atrubuohej merita e një gjetjeje kaq inteligjente?

Nuk mu desh shumë për ta kuptuar. E gjithë përpjekja e armiqve të revolucionit të flamingove, e militantëve të status quos-ë, e një sistemi të cilin e sundon Rama, por ku përfitojnë nga pak të gjithë, është ta mbajnë debatin tek polemikat e vjetra. E vetmja gjë që i tmerron është thirrja për një “Shqipëri të re”, prandaj shfrytëzojnë çdo shkëndijë për të ndezur zjarrin e sherreve të së djeshmes. Ajo gjë që nuk duan të pranojnë, në asnjë mënyrë, është shfaqja në skenë e një gjenerate të re, që janë bërë 30 vjeçarë me Ramën në pushtet dhe tani kanë dalë në sheshe me thirrjen :”Mjaft më”. 

Këtë makth e sheh të pasqyruar tek të ashtuquajturit biznesmenë qesharakë që janë gati të bëhen kamikazë për të mbrojtur liderin e tyre politik, përmes të cilit bëjnë para, madje qoftë edhe me çmimin e minimit të reputacionit të kompanive të tyre. Nga më groteskët, njëri prej tyre, propozoi shtyrjen e protestave për në vjeshtë, deri sa të mbyllej sezoni turistik.

E njëjta gjë vihet re edhe te ato televizione kombëtare, që janë baltosur në mënyrë të pakthyeshme nga krahasimi me CNN, BBC, ZDF dhe mediat e shkruara si The Guardian, New York Times, Le Mode, Der Spiegel etj.       

Po i njëjti fenomen lexohet edhe tek ata komentatorë që janë gati të bëjnë kamikazin, vetëm për të marrë mbi gjoksin e tyre pa vlerë shigjetat që në fakt i janë drejtuar Edi Ramës. 

Qëllimi i tyre është vetëm një: të mbajnë gjallë debatin e së djeshmes, pozitë- opozitë, polemikat Rama-Berisha, përplasjet me debatuesit e tyre të dikurshëm, sherret biznes- gazetarë, me synimin e qartë për të fshehur kointradiktën më të re që është shpërfqur në shoqëri, e që sintetizohet në slloganet “Ju erdhi fundi”, “Rama jeeeeepe dorëheqjeeeeen”. 

Për të daravitur jehonën e tyre, të gjitha këto grupime janë gati të bëjnë harakiri e të zhyten në llumin e së shkuarës, si në të vetmin gjiriz që i mban mbi ujë.

Këtë kuptova nga fabula ku u gjeta i përfshirë aksidentalisht. Pikërisht kjo përvojë personale ma përforcoi bindjen se ajo që i kisha thënë plot drojë, njërit prej drejtuesve të protestës, me frikën se mos e lëndoja, ishte mëse e drejtë. Shqipëria e Re, e ndryshme, e bukur, iluzive, që kërkon kjo gjeneratë, duhet të shkëputet nga njollat e së djeshmes. Ata kanë të drejtën të imagjinojnë botën në mënyrën e tyre. Mund të fitojnë, apo mund të dështojnë, kjo ka pak rëndësi. Kryesorja është se ata duhet të provojnë pa ne. 

Brezi ynë mund të ndahet mes “të mirëve” që e përkrahin, apo “të këqijve” që e luftojnë. Por ai i ka bërë betejat e veta, herë duke humbur, apo herë duke fituar. Të gjitha këto kanë prodhuar atdheun e sotëm. Atë vend që ata po duan ta ndryshojnë. 

Dhe nëse një ditë do ia dalin këtë do arrijnë ta bëjnë vetëm duke injoruar borizanët e lodhur të një periudhe të tejkaluar e cila, mbajtja gjallë e së cilës, sot për sot, i intereson vetëm një njeriu: Edi Ramës. 

LAPSI.AL

Të këshilluara

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI