Tensionet shpërthyen në ndeshjen e Europa League mes Besiktas dhe Hapoel Beer Sheva e zhvilluar në fushë neutrale në Gjeorgji.
Sfida mes këtyre dy skuadrave u ndërpre për më shumë se 30 minuta për shkak të përleshjeve që nisën mes tifozëve të skuadrës turke dhe asaj Izraelite që sollën ndërhyrjen e policisë
Edhe përpara ndeshjes kishte pasur një përplasje mes tifozëve turq dhe forcave të rendit pasi një prej mbështetësve të Besiktashit shpalosi flamurin palestinez në drejtim të tifozerisë izraelite.
Ndërkaq një tifoz i Besiktasit u transportua jashtë stadiumit me barrelë.
🚨🚨 The Beşiktaş vs Hapoel Beer Sheva match has been INTERRUPTED! The game is being played in Georgia. 🚫✋ https://t.co/zeua6FzOWc
— EuroFoot (@eurofootcom) November 26, 2026