
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur gjestin e përqafimit nga prapa. Këtë herë e ka bërë me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Rama i ka shkuar nga pas presidentit malazez në momentin kur ky i fundit po jepte një deklaratë për mediat.
Kryeministri shqiptar ndërpreu deklaratën duke u shprehur: “Nuk ka dyshim. Mali i Zi është më i miri. Nuk ka dyshim”.
Pak ditë më parë Rama bëri të njëjtin gjest me kryeministrin e Belgjikës, por ai nuk u duke se e priti mirë. “Duhet të jetë ai djali shqiptar. Ai të vjen gjithnjë nga prapa” - tha kryeministri belg që as nuk ktheu kokën. ©LAPSI.al