Flash

Aksident në Fier, makina përplas dy këmbësorë

Lapsi.al 26 November 2026

Aksident në Fier, makina përplas dy këmbësorë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje rreth orës 17:30 në fshatin Strum, në Roskovec të Fierit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë të identifikuar si Hetem Ruko dhe Besa Ruko të moshës 67 dhe 62 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, të dy këmbësorët kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër drejtuesi i automjetit, Fatjon Begaj 39 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI