Flash

VIDEO/ Spikerja nis të qajë duke prezantuar rënien e aksioneve në bursë

Lapsi.al 25 November 2026

VIDEO/ Spikerja nis të qajë duke prezantuar rënien e aksioneve

Një incident i pazakontë ndodhi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të një programi financiar në televizionin e Koresë së Jugut, kur një prezantuese shpërtheu në lot teksa raportonte mbi zhvillimet në tregjet e aksioneve.

Gazetarja po raportonte mbi rënien e ndjeshme në tregjet e aksioneve amerikane, kur në ekran u shfaq një grafik i ecurisë së një produkti investimi të lidhur me aksionet e “Samsung Electronics”.

Prezantuesja filloi papritmas të fliste me zë të thyer dhe shpërtheu në lot gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Ende nuk është sqaruar nëse gruaja kishte investime personale në produktin specifik financiar apo nëse reagimi i saj lidhej me humbjet e investitorëve. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI