Flash

“Nuk vuaja nga leuçemia, por më kërcënuan”/ Zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit që mblodhi 190 mijë euro

Lapsi.al 25 November 2026

“Nuk vuaja nga leuçemia, por më kërcënuan”/

Është zbardhur dëshmia e 22-vjeçarit Endrit Azemi, i cili u arrestua nën dyshimin se ka mashtruar qytetarët e Kosovës dhe diasporës, duke pretenduar se vuante nga leuçemia akute dhe duke mbledhur përmes donacioneve afro 190 mijë euro. 

Para Prokurorisë, ai ka thënë se është shëndoshë e mirë dhe se asnjëherë nuk ishte diagnostikuar me leuçemi. Por, ai pretendon se ishte detyruar dhe kërcënuar nga 23-vjeçari Jon Sadiku për të realizuar mashtrimin. 

Sipas tij, Sadiku kishte organizuar të gjithë planin, kishte falsifikuar dokumentet e spitalit Acibadem në Turqi dhe i kishte premtuar 10 mijë euro nga shuma e mbledhur. 

Ndërkohë, Sadiku ka reaguar për mediat në Kosovë, duke i mohuar këto akuza. 

Sadiku ka thënë se e kishte ndihmuar Endritin sepse kishte besuar se ishte i sëmurë, duke mohuar se e kishte kërcënuar, falsifikuar dokumente apo se kishte planifikuar të përfitonte para nga ky rast. 

Ndërsa familjarët e Endritit kanë deklaruar se nuk kishin qenë në dijeni për mashtrimin. Motra e tij, pjesëtare e FSK-së, e cila kishte dalë publikisht për të kërkuar ndihmë financiare, dy ditë para arrestimit të tij, tha se vetullat dhe flokët 20-vjeçarit i kishin rënë nga mungesa e vitaminave. 

Nga apeli për ndihmë u grumbulluan 189 mijë e 206 euro e 8 centë. Sipas informatave, as Endriti dhe as familjarët e tij nuk kanë shpenzuar para nga kjo shumë. Llogaritë bankare të tyre janë bllokuar, ndërsa fondet e mbledhura përmes GoFundMe u janë kthyer donatorëve. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI