
Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen me setin e saj më të fundit fotografik për revistën “Vogue France”, ku shfaqet duke pozuar nudo në një fotografi bardhezi.
Modelja 30-vjeçare është protagoniste e kopertinës së numrit dhjetor 2026/janar 2027 të revistës, ndërsa fotografitë janë realizuar nga fotografi Mert Alas. Krahas pozës nudo, Hailey shfaqet edhe me një korse të kuqe latex, veshje të zeza dhe kombinime të tjera provokuese.
Në intervistën shoqëruese, bashkëshortja e Justin Bieber foli për rrugëtimin e saj si sipërmarrëse dhe vështirësitë që ka hasur gjatë ndërtimit të markës së saj të bukurisë, Rhode.
Ajo pranoi se gjatë këtij rrugëtimi është ndier e tradhtuar nga disa persona, por theksoi se nuk dëshiron të jetojë duke pritur gjithmonë më të keqen.
“Sigurisht, jam tradhtuar dhe kam pasur përvoja të këqija me disa njerëz. Por jam mirë! Refuzoj ta kaloj jetën duke pritur më të keqen. Kjo vetëm sa do të ushqente ankthin tim”, u shpreh ajo.
Hailey foli gjithashtu për besimin e saj se gjithçka është e mundur nëse guxon të ëndërrosh, duke e cilësuar optimizmin e tepruar si një nga faktorët që e kanë ndihmuar në suksesin e saj.
Modelja ka qenë në qendër të vëmendjes edhe ditët e fundit, pas intervistës së saj në “New York Times DealBook Summit”, ku diskutoi shitjen e markës Rhode për 1 miliard dollarë.