
Elisa Spiropali nuk mund të ishte më e hidhur dhe më cinike! Kur gjatë konferencës së saj për shtyp, në të cilën do të fliste për përjashtimin nga forumet e PS, ajo u pryet për ish rivalen e saj Belinda Balluku, Elisa zgjodhi injorimin. Pa e përmendur asnjëherë me emër, ajo tha se thjeshtë ndiente keqardhje duke e trajtuar ish zv kryeministren si viktimë të një sistemi personal dhe korruptiv, që dogji edhe atë. Ajo e etiketoi si telenovelë trajtimin që mediat i bëjnë marëdhënies së saj me Ballukun, e cila thuhet se vuri veton për shkarkimin e Elisës dhe më pas urdhëroi tatimet ti tureshin bizneseve të familjarëve të saj.
Por në vend të urrejtjes Elisa mendoi se e vriste më tepër me përçmim, motrën e saj armike.
“Në këtë pikë, unë kam keqardhje për personin në fjalë që ma vini përballë. Nuk e mendoj xhelat, por viktimë të këtij modeli që nuk pyet për kufizime, për ligje, për procedura, për integritet të lartë publik, nuk ka kufij për mënyrën se si ushtron pushtetin. Dhe kemi ardhur në këtë pikë të mungesës totale të legjitimitetit”- i tha ajo gazetarëve, duke pohuar se problemi me këtë sistem nuk qëndron tek ata që hanë kumblla apo mollë pas shpinës së kryeministrit, por tek degradimi i të gjithë bahçes të krijuar prej tij.
“Meqë folët për votim në kuvend, ndoshta isha një nga dy deputetët që nuk votoi me grupin në një çështje të prezantuar nga SPAK. Në atë moment, dhe për atë mora, jo vetëm kritika të brendshme por edhe të famshmin fat për përjashtim, që iu përgjigja ‘më përjashto’. Më përjashto sepse në atë moment gjithçka imja, gjykimi, analiza e gjithçka tjetër më bënte të besoja se ky ishte votimi i duhur. Nuk mund të votoja sepse i dija edhe pasojat.
"Pasojat nuk janë të individit sepse shoh lloj lloj telenovelash në raport me emrin e personit. Nuk është individi problemi por legjitimimi i atij modeli. Këtu ka qenë ndarja ime (nënkupto me Ramën- shën Lasi.al) në kuptimin e një akti politik për imunitetin dhe gjithçka tjetër ka ardhur duke u sqaruar nga unë shumë konkretisht. Nëse ne do të vazhdojmë të kemi një model qeverisje që shpërndan favore me telefon apo model ekonomik meritokratik ku njerëzit të ndihen se janë pjesë”, tha ajo.
Por ndërsa në PS të gjithë e dinë rivalitetin politik që e kapërcen edhe atë femëror mes Spiropalit dhe Ballukut, kjo e dyta ndonëse punon nën rrogoz nuk e ka sulmuar asnjëherë publikisht Elisën. Ndaj dhe kjo e dyta u mundua të kundërpërgjigjet me përbuzje dhe cinizëm duke e konsideruar si viktimë.
LAPSI.AL

