Flash

Elisa Spiropali paralajmëron se do të ketë sërish largime nga PS: Nuk ka asgjë për t’u habitur

Lapsi.al 25 November 2026

Elisa Spiropali paralajmëron se do të ketë sërish largime

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka paralajmëruar se largimet nga Partia Socialiste do të vijojnë, edhe pas përjashtimit të saj nga grupi parlamentar dhe forumet drejtuese. Përmes një deklarate nga Kryesia e Kuvendit, ajo la të kuptohet se zhvillimet e fundit brenda PS-së nuk do të jenë të fundit, duke theksuar. 

“Do të kemi dhe do të shohim edhe shumë të tjera”, tha Spiropali, duke iu referuar vendimit të grupit të PS, ndaj saj.

Elisa Spiropali:

"Jam e para grua në 35 vite që përjashtohem, po e marr si dekoratë këtë, meqë kam qenë dhe kryetarja më e re e zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, dhe në këto dy skaje, mendoj se nuk duhet të çuditemi fare. Nuk ka asgjë për t’u habitur për sa kohë ata që duhet të ikin rrinë, dhe ata që duhet të rrinë ikin. Mendoj se do kemi shumë për të parë ende. Këtë qëndrim e kam mbajtur edhe pak para protestave të flamingove," tha Spropali.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI