Flash

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Jennifer Garner thyen heshtjen për raportin me Ben Affleck pas divorcit

Lapsi.al 24 November 2026

Jennifer Garner thyen heshtjen për raportin me Ben Affleck pas divorcit

Jennifer Garner ka folur me superlativa për ish-bashkëshortin Ben Affleck, duke e cilësuar një prind të përkushtuar dhe fleksibël në rritjen e tre fëmijëve të tyre.

Gjatë një interviste në emisionin “Sunday Today with Willie Geist”, aktorja foli për vështirësitë e balancimit të karrierës me jetën familjare dhe theksoi se ish-partneri i saj ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

Garner shpjegoi se pjesa më e madhe e projekteve ku ka punuar kohët e fundit janë xhiruar në Los Angeles, gjë që i ka lejuar të kalojë më shumë kohë me fëmijët.

“Gëzimi është se pjesa më e madhe e projekteve që kam xhiruar kanë qenë në Los Angeles. Dhe kjo nuk është diçka e vogël, nuk është aspak e lehtë”, u shpreh ajo.
Aktorja shtoi se kjo u mundëson të dy prindërve të kthehen në shtëpi, të kalojnë kohë me fëmijët dhe t’i vënë ata në gjumë.

“Dhe Ben ka qenë një bashkëprind shumë fleksibël dhe i shkëlqyer”, tha Garner.
Ish-çifti ka tre fëmijë së bashku: Violet, Seraphina dhe Samuel. Ata u ndanë në vitin 2015, pas dhjetë vitesh martesë, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2018.

Edhe Affleck ka folur me vlerësim për ish-bashkëshorten. Në një intervistë të fundit, ai e cilësoi Garner si një nënë të jashtëzakonshme, duke bërë edhe shaka për përkushtimin e saj ndaj fëmijëve.

“E ëma e tyre është e mrekullueshme dhe gjithmonë më bën të ndihem sikur nuk po bëj mjaftueshëm”, u shpreh aktori.
Ai tregoi gjithashtu se fëmijët kalojnë një javë me të dhe një javë me nënën e tyre, ndërsa theksoi se është shumë mirënjohës për marrëdhënien që ka me Garner.

Pavarësisht ndarjes, dy aktorët duket se kanë arritur të ndërtojnë një marrëdhënie bashkëpunuese, duke vendosur mirëqenien e fëmijëve në plan të parë.

 

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI