Flash

Arrestohen 3 zyrtarë të drejtësisë në Kosovë

Lapsi.al 24 November 2026

Arrestohen 3 zyrtarë të drejtësisë në Kosovë

Tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, si dhe një avokat, janë arrestuar gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës, të zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Bashkëkryerja”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksioni është rezultat i hetimeve të zhvilluara për një periudhë të gjatë kohore. Gjatë operacionit janë kryer kontrolle në dy lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Nga hetimet dyshohet se personat e arrestuar kanë ushtruar ndikim lidhur me afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje që kanë të bëjnë me punësimin.

Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë sekuestruar katër telefona celularë, dy njësi kompjuterike (PC), si dhe dokumentacion që konsiderohet i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve.

Me urdhër të organeve kompetente, katër të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI