Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Kronologjia/ Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj luftanijes ruse në Libi

Lapsi.al 23 November 2026

Kronologjia/ Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj

Korveta ruse “Merkury” ishte e ankoruar në bazën detare të Bengazit, në lindje të Libisë, kur u godit me dronë detarë të dielën, më 22 nëntor. Një ditë më vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se kishte qenë Ukraina që e kishte kryer sulmin dhe se korveta ishte fundosur.

Ai publikoi edhe pamje nga goditja e një anijeje tjetër ruse pranë Libisë, “MV Angara”, të cilën, sipas tij, Moska e përdorte për transport armësh. Pamjet, ku shiheshin flakë dhe tym që ngriheshin nga anijet u verifikuan nga Reuters.

Sipas Reuters, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, SBU, tha se dronët e përdorur në sulm u lëshuan nga një “anije-mëmë” në rajon. Vendndodhja e kësaj anijeje ishte sekret dhe nuk raportohet.

Kryeministri i qeverisë së Libisë lindore, Osama Hamad, tha se i kishte kërkuar OKB-së të hetonte dyshimet për nisjen e dronëve nga Libia perëndimore. Ndërkohë, në rrjetet sociale dhe në mediat online kishte nisur të qarkullonte një version tjetër, që e vendoste pikënisjen në Shqipëri. 

Clash Report publikoi pretendimin 

Kronologjia/ Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj

Pretendimi i parë se dronët që goditën korvetën ruse në Bengazi u nisën nga Shqipëria shfaqet në një artikull të Clash Report, të firmosur nga Kamer Kurunç, drejtues i ekipit të platformës.

Clash Report mbulon konfliktet e armatosura dhe çështjet e mbrojtjes dhe thotë se mbështetet te verifikimi i burimeve të hapura. Në këtë rast, platforma ia atribuoi pretendimin një burimi që nuk e identifikoi.

"Nëse konfirmohet, ky do të ishte një nga sulmet që Ukraina ka kryer më larg kufijve të saj kundër një luftanijeje ruse, mijëra kilometra larg territorit ukrainas. Sulmi do t’i përfshinte edhe më thellë në luftë qeveritë rivale të Libisë dhe do të kërcënonte qendrën nga e cila Rusia zhvillon operacionet e saj në Afrikë dhe në Mesdhe. Një burim i Clash Report thotë se dronët u nisën nga Shqipëria dhe se versioni i nisjes nga Libia perëndimore synon të largojë vëmendjen" shkruajti ClashReport.

Clash Report është një platformë lajmesh në anglisht që mbulon luftërat, infrastrukturën e mbrojtjes dhe lëvizjet gjeopolitike.

Në faqen e saj prezantohet si e pavarur dhe thotë se punon me burime të hapura, duke përdorur pamje nga terreni, imazhe satelitore dhe verifikim të vendndodhjes. Faqja identifikon Kamer Kurunç si drejtues të ekipit dhe Ahmet Koçak si redaktor lajmesh. Baza është në Stamboll. 

Visioner i shtoi pretendimit një hartë fiktive

Kronologjia/ Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj

Lajmi i Clash Report u përcoll edhe në rrjetet sociale nga Visioner (@visionergeo) që shkroi në X se një dron detar thuhej se ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte përshkuar mbi 800 kilometra përpara se të godiste anijen ruse.

Llogaria e shoqëroi pretendimin me një hartë dhe iu referua në mënyrë të përgjithshme raportimeve që po dilnin, pa i identifikuar dhe pa përmendur Clash Report. Në të njëjtin postim, Visioner pranoi se pika e saktë e nisjes dhe identiteti i operatorit mbeteshin të paverifikuara. 

Kronologjia/ Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj

Llogaria Visioner u hap në gusht 2020, shënon Tbilisin e Gjeorgjisë si vendndodhje dhe kishte rreth 232 mijë ndjekës në kopjen e profilit të konsultuar. Në përshkrimin e vet thotë se merret me informacion nga burime të hapura dhe se fokusohet te Gjeorgjia, Ukraina, Deti i Zi, Lindja e Mesme dhe Kaukazi i Jugut. 

Media ruse përcjell përgënjeshtrimin e Tiranës

Kronologjia/ Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj

RT, media shtetërore ruse, e paraqiti sulmin ndaj korvetës “Merkury” në Bengazi dhe goditjen e anijes së mallrave “Sparta II” në Gjirin e Finlandës si një zgjerim të sulmeve ukrainase larg vijës së frontit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha gazetarëve se Rusia do të vazhdonte goditjet ndaj infrastrukturës ushtarake të Ukrainës. Ai nuk dha hollësi për sulmin në Mesdhe, ndërsa veprimet që Moska ia atribuon Kievit në Baltik i cilësoi si “terrorizëm”.

Ambasadori rus në Libi, Aidar Aganin, paralajmëroi se Moska do të kundërpërgjigjej.

Zyrtarët rusë nuk konfirmuan shkallën e dëmeve të raportuara nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski.

RT raportoi se të dyja qeveritë rivale të Libisë dënuan sulmin dhe paralajmëruan masa kundër kthimit të vendit në një arenë për përplasjet mes fuqive të huaja. 

Media ruse solli në vëmendje raportime të mëparshme të RFI-së, Associated Press dhe CNN-it për praninë ose veprimtarinë e specialistëve ukrainas në Libi. Qeveria e Tripolit mohoi se kishte autorizuar operacione të tilla.

RT news pasqyroi edhe përgënjeshtrimin e Tiranës ndaj pretendimit të përhapur nga Clash Report se dronët që goditën korvetën u nisën nga Shqipëria. 

Përgënjeshtrimi i Tiranës

Më 23 nëntor, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaroi se Shqipëria nuk ishte përfshirë në incident dhe se territori i saj nuk ishte përdorur apo vënë në dispozicion për nisjen ose lehtësimin e sulmit. Ministria u kërkoi atyre që kishin përhapur pretendimin ta korrigjonin informacionin.

“Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë”, thuhet në reagim.

Ministria e Mbrojtjes përmendi me emër Clash Report dhe Visioner dhe tha se pretendimi nuk shoqërohej me prova të verifikueshme për vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve.

"Ekzistenca e një sulmi nuk provon origjinën e mjeteve të përdorura dhe aq më pak përfshirjen e Shqipërisë" thuhet në reagim.

Në reagimin e saj, ministria deklaroi se Forcat e Armatosura shqiptare “nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë”./Lapsi.al

Të këshilluara

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI