Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Nga vajza e mirë te “Regina George”, Taylor Swift përballet me akuza

Lapsi.al 23 November 2026

Nga vajza e mirë te “Regina George”, Taylor Swift

Taylor Swift është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të një artikulli të gjatë nga revista prestigjioze “Vanity Fair”, ku këngëtarja portretizohet si një version i vërtetë i Regina George, personazhit antagonist të filmit të famshëm “Mean Girls”.

Artikulli, i cili është publikuar të hënën, më 23 nëntor, hedh një vështrim kritik mbi karrierën dhe jetën personale të yllit të muzikës pop, duke sjellë pretendime të forta nga më shumë se 100 persona që kanë punuar me të, kanë qenë pjesë e rrethit të saj shoqëror apo e kanë njohur që në fëmijëri.

Autorja May Jeong nuk e përmend asnjëherë Swift me emër, por i referohet asaj si “Ylli” dhe “Mendja gjeniale”. Përmes një strukture të ndarë në dy pjesë, artikulli vë përballë imazhin publik të këngëtares dhe pretendimet e personave që pretendojnë se e njohin nga afër.

Disa prej burimeve e përshkruajnë Swift si një person kontrollues dhe manipulues, që nuk toleron kundërshtime dhe mund t’i largojë nga jeta njerëzit që nuk ndajnë të njëjtin mendim me të.

Një drejtues i industrisë muzikore, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pretendon se këngëtarja ka një natyrë ndëshkuese. Një tjetër person, që dikur ka qenë pjesë e rrethit të saj të afërt, thotë se ajo mund t’i ndërpresë marrëdhëniet me njerëzit që e kundërshtojnë.

“Askush nuk është i paprekshëm për të. Nëse nuk i sheh gjërat si ajo, të vihet kundër”, pretendon burimi.

Artikulli rikthen gjithashtu në vëmendje disa prej përplasjeve të njohura të Taylor Swift me emra të tjerë të industrisë muzikore, përfshirë Katy Perry, Olivia Rodrigo dhe Charli XCX.

Një prej pretendimeve më të forta lidhet me marrëdhënien e saj me Charli XCX. Sipas një prej burimeve, Swift ka krijuar publikisht përshtypjen se e mbështet këngëtaren britanike, ndërsa në të vërtetë nuk është kështu.

Në shkrim përmendet edhe Blake Lively, me të cilën Swift dikur kishte një miqësi të ngushtë. Këngëtarja nuk e ftoi aktoren në dasmën e saj me Travis Kelce në korrik, pasi kjo e fundit u përfshi në përplasjen ligjore me kolegun e saj në filmin “It Ends With Us”, Justin Baldoni.

Por kritikat nuk ndalen vetëm te karriera dhe miqësitë e saj. Disa ish-shokë të klasës së Swift kanë kundërshtuar edhe rrëfimin e saj për bullizmin gjatë adoleshencës.

Këngëtarja ka treguar më herët se gjatë shkollës ndihej e përjashtuar dhe se kishte kaluar periudha kur qëndronte e vetme gjatë pushimit të drekës. Megjithatë, një ish-mësuese e saj, Sharon Luyben, pretendon se kjo nuk ishte e vërtetë, duke shpjeguar se në shkollën e tyre nxënësit kishin vende të caktuara për t’u ulur.

Ndërkohë, një ish-shoqe klase, Chanice Skinner, e përshkruan Swift si pjesë të grupit të nxënësve më popullorë, madje pretendon se ajo ishte ndër ata që bullizonin të tjerët.

Publikimi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Një pjesë e fansave të këngëtares e kanë kritikuar ashpër shkrimin, ndërsa të tjerë kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si Swift është portretizuar ndër vite në sytë e publikut.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI