Flash

Pas më shumë se 30 vitesh, Macaulay Culkin rikthehet në “Home Alone”

Lapsi.al 20 November 2026

Pas më shumë se 30 vitesh, Macaulay Culkin rikthehet në

Pas më shumë se tri dekadash, Macaulay Culkin pritet të rikthehet në rolin që e bëri të famshëm në mbarë botën, Kevin McCallister, në një film të ri të sagës “Home Alone”.

Sipas raportimit të revistës “People”, Disney ka nisur zhvillimin e një vazhdimi të ri të filmit ikonik, me Culkin të përfshirë në projekt. Aktori do të bashkëpunojë me producentët Seth Rogen dhe Evan Goldberg për zhvillimin e skenarit, i cili do të mbështetet në një ide të vetë Culkin.

Projekti është ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe deri tani nuk janë bërë të ditur emrat e aktorëve të tjerë, regjisori apo data e publikimit.

Culkin, tashmë 46 vjeç, ka luajtur Kevin McCallister në dy filmat e parë të serisë, “Home Alone” (1990) dhe “Home Alone 2: Lost in New York” (1992). Filmat e mëvonshëm të sagës vijuan pa pjesëmarrjen e tij.

Ideja e aktorit për një histori të re është veçanërisht interesante. Ai ka propozuar që Kevin të jetë tashmë një baba i rritur, i cili, për shkak të angazhimeve në punë, nuk i kushton mjaftueshëm kohë fëmijës së tij. Në një moment, djali e lë jashtë shtëpisë dhe vendos kurthe për të mos e lejuar të hyjë, duke përmbysur kështu situatën e filmave origjinalë.

Nuk dihet ende nëse kjo ide do të jetë pikërisht baza e skenarit të ri.

Rikthimi i Culkin vjen pas vitesh spekulimesh për një vazhdim të mundshëm të filmit që është kthyer në një klasik të festave të fundvitit. Aktori e kishte shprehur më parë gatishmërinë për t’u rikthyer në këtë rol, me kusht që historia të ishte e veçantë dhe e denjë për origjinalin.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI