
20 tetor 1866 - Ne Shkodër lind Ndre Mjeda; studion teologji; punon mësues; sherben famullitar në fshatra të ndryshme, periudhë kur lidhet me lëvizjen patriotike.
Poema e tij me e njohur eshte "Vaji i bylbylit", e cila përshkohet nga thirrja për liri. Më 1901, themelon shoqërinë "Agimi"; krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti.

Për veprimtarinë e tij patriotike autoritetet osmane e arrestojnë. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes; më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare.
Në periudhën e lëvizjes demokratike (1920-1924), Ndre Mjeda merr pjesë në jetën politike dhe u zgjidhet deputet.
Pas kthimit te Zogut, tërhiqet nga jeta politike dhe punoi si prift në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe ndërroi jetë në këtë qytet më 1 gusht 1937.
Ja disa vargje të Mjedës nga "Vaji i Bylbylit", shkruar kur autori ishte 21 vjec:
"Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?
Pushoi murlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfën,
Çou mos rri shkret.
Gjith; fushët e malet
Blerim e mbëloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.
Ndër pyje e orgaja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjith’kend.
E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh nëpër gjeth.
A çil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.
Kerkush ma hovin
Atje s’ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s’ta qet.."