Flash

Kryebashkiaku i Beogradit dhunon këshilltaren e opozitës, rrezikon 3 vite burg

Lapsi.al 20 November 2026

Kryebashkiaku i Beogradit dhunon këshilltaren e opozitës, rrezikon 3

Drejtësia serbe ka akuzuar Kryebashkiakun e Beogradit, Aleksandar Sapiç, pasi dyshohet se ka dhunuar një këshilltare bashkiake të opozitës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike. Ngjarja ka ndodhur më 28 shtator, në një periferi të Beogradit, ku Šapić akuzohet se ka goditur me grusht në fytyrë Tatjana Mićić.

Sipas prokurorisë, këshilltarja ka pësuar fraktura në hundë dhe nofullën e sipërme, si dhe dëmtime në qafë dhe krahun e djathtë. Lëndimet e saj janë klasifikuar si dëmtime të rënda trupore. Nësë ai shpallet fajtorë atëherë mund të dënohet me rreth tre vite burg. 

Lëvizja opozitare “Kreni-Promeni”, ku bën pjesë Mićić, publikoi pamje të incidentit dhe fotografi të dëmtimeve të saj, duke akuzuar kryebashkiakun për sulm ndaj këshilltares dhe bashkëshortit të saj.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Šapić mohoi se kishte goditur gruan, por pranoi se ishte përfshirë në një konflikt fizik me bashkëshortin e saj. Ndërkohë opozita ka kërkuar largimin e Šapić nga detyra, por kryebashkiaku nuk ka pranuar të japë dorëheqjen

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI