
Për herë të parë deputetja Elisa Spiropali ka shprehur edhe një kritikë të qartë për Edi Ramën të cilit i ka kërkuar të ndryshojë mënyrën e drejtimit të PS-së ose të ikë.
"Nuk ka të pazëvendësueshëm. Të gjithë urojnë që të lërë një trashëgimi në Partinë Socialiste, për të krijuar një legacy të drejtë dhe edhe të asaj që ai ka bërë, sepse ka bërë jo pak për Shqipërinë. Nuk mund sot ta hedhë poshtë të gjithë këtë trashëgimi.
Nuk mundet që një parti e tërë të shkojë pas dhe të ndjekë apo të bëhet mburojë për disa njerëz që nuk e meritojnë besimin as të kësaj partie, as të Shqipërisë.
Edi Rama nëse patjetër do të rrijë në krye të kësaj force politike dhe të kësaj qeverie dhe të rrijë me nder. Duhet patjetër që të bëjë divorcin e tij nga këto praktika. Duhet patjetër që të ndahet nga ky model qeverisjeje dhe i partisë.
Duhet të kuptojmë që duhet të ketë gara brenda Partisë Socialiste, por edhe në zgjedhjen e ministrave dhe drejtorëve duhet administrata të shkojë urgjentisht drejt meritokracisë dhe drejtësisë, sepse siç e thashë, nuk është rasti im personal sepse as do ta përmendja këtu. Sot duhet të mbrojë trashëgiminë e vet dhe duhet të mbrojë Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Unë i kërkoj Edi Ramës dhe shumë të tjerë zgjedhje brenda Partisë Socialiste. Nuk është e rëndësishme, nuk është e rëndësishëm emri, është i rëndësishëm modeli nga i cili duhet të bëhen zgjedhje në Partinë Socialiste. Zgjedhjet e fundit në Partinë Socialiste janë bërë në 2009. Nuk ka asnjë model. Nuk ka asnjë model sot në Europë dhe në botë ku nuk bëhen zgjedhje brenda një force politike" - tha Spiropali.
Ajo përmendi rastin e Belinda Ballukut, teksa ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë marrë vendime të rëndësishme në qeverisje, duke sjellë si shembull Portin e Durrësit dhe projektin e aeroportit.
"Në rastin e saj apo rastin e individëve të tjerë që janë në çështje të drejtësisë, pse vijnë në dyert e SPAK-ut edhe në dyert e gjykatave do zgjidhen çështjet e tyre apo me përgjegjësi politike brenda forcës? Kush e mban?
Dhe unë s'e kam me të, po unë e kam me faktin që sot, për shembull, kemi ne port në Durrës, le të themi. Pse mungon? Pse mungon porti aty? Pse u vendos, për shembull, me një telefon edhe me një mesazh që nga port do bëhej apartamente, për shembull?
Dhe është çështja e personalizimit ekstrem të pushtetit që e sjell këtë lloj pasoje. Apo rruga apo aeroporti, i cili jemi sot duke e diskutuar, është në dyert e SPAK-ut dhe të gjykatave çështja e aeroportit.
Nuk meriton Shqipëria që të ketë, nuk meriton sot Shqipëria që të ketë një proces vendimmarrje, i cili nuk bazohet te as te katet personale, as te llastimi, as te pushteti i njëri-tjetrit," tha Spiropali./Dosja.al