Flash

VIDEO/ Deputeti australian lë politikën dhe i propozon të fejuarës në sallën e Kuvendit

Lapsi.al 20 November 2026

VIDEO/ Deputeti australian lë politikën dhe i propozon të

Deputeti australian Jordan Lane dhuroi një moment emocionues në Parlamentin e Uellsit të Ri Jugor të premten. Ai deklaroi tërheqjen nga politika sepse angazhimi i tij i gjatë në jetën publike i kishte shkaktuar lodhje të madhe dhe se dëshironte të tërhiqej për pak kohë për të nisur një etapë të re personale.

32-vjeçari u shpreh se e kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke përfaqësuar zonën e Ryde — fillimisht si këshilltar bashkiak, më pas si kryetar bashkie dhe së fundmi si deputet. Ai tha: "Kjo lloj kohe lë gjurmët e veta dhe kam marrë vendimin vërtet të vështirë për t'u larguar nga politika për ca kohë".

Gjatë fjalimit të tij të lamtumirës në parlament ai theksoi se ky hap ishte i duhuri për zemrën e tij dhe e mbylli fjalimin duke i propozuar për martesë partneres së tij prej më shumë se 10 vitesh, Natalie.

 “Z. Kryetar, pyetja ime e fundit si deputet për Ryde është për dashurinë time të madhe, Natalie”, tha ai. Pastaj nxori një unazë fejese dhe e pyeti: “A do të martohesh me mua?”. Salla shpërtheu në duartrokitje dhe brohoritje. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI