Flash

Berisha: Bashkim edhe me ata që thërrasin "Rama në burg, Berisha në burg"

Lapsi.al 20 November 2026

Berisha: Bashkim edhe me ata që thërrasin "Rama në burg,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu ka bërë thirrje grupeve të protestuesve në takimin me demkoratët duke synuar kështu bashkimin e tyre për rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.  

"Në qershor pas protestave të PD, shpërthyen si një uragan i paparë në historinë e vendit protesta popullore që u quajt më vonë "Revolucioni i flamingove", uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve, mrekullia më e madhe. ato nuk ishin kurrë as antisemite, as anti Trump, as të nxitura nga Irani apo Greqia.

Por shpërthimi i pakënaqësisë, të dhjetëra mijëra shqiptarëve ndaj një regjimi që ne luftojmë çdo ditë. Ajo protestë kishte një mrekulli, protestonin së bashku qytetarët demokratë, socialistë, pa parti, të partive të tjera.

Dhe rrugët e Tiranës nuk kishin njohur një protestë kaq madhështore, epike sa ajo e qershorit. Keni meritë shumë të madhe sepse faktikisht në mbrojtje të idealeve tuaja, ju morët pjesë aktive në këtë protestë, në përputhje me një kod moral të hekurt.

Protestë e qytetarëve. Ne si demokratë e respektonim masivisht. Asnjë forcë tjetër politike nuk ka kontributin e PD në atë protestë. Ju nuk u impresionuar nga thirrjet ataviste, apo njerëz dritëshkurtër se PD i erdhi fundi.

Po si mund të vijë fundi një partie që ka vizion të vetën të ardhmen më të shkëlqyer të shqiptarëve, mbijetoi në kushtet më të vështira dhe shpalli si ripërtëritje proces themelor përballje me diktaturën" - tha Berisha.

Ai u bëri thirrje dhe aktivistëve që thërrasin "Rama në burg Berisha në burg", që të bashkohen me të, përndryshe kontributi i tyre bie në Lanë. Ndër të tjera ai u shpreh se largimi i Ramës është thirrje për çdo shqiptar. 

"Protesta e tetorit të studentëve dëshmuan kufijtë e trimëritë së studentëve dhe të rinjve shqiptarë. Dëshmuan se ata janë të gatshëm ta bëjnë të paqenë këtë të keqe të madhe. kurrë rrugët e Tiranës nuk kanë parë djem dhe vajza trima si ata. Droga është një fuqi e të keqes. Armë më të këqija në duart e narko shtetit. Një popull i tërë sot në këmbë dhe PD më në këmbë se kurrë për të vazhduar këtë betejë.

Aktivistë që 5 muaj resht "Rama në burg Berisha në burg", bashkohuni se përndryshe kontributin tuaj e merr Lana. Ju dhatë kontribut, pavarësisht se nuk po ndalem. Por bashkimi sepse nuk mund të vazhdohet me idenë e asaj që nuk është. Në çdo betejë je i detyruar të shpëtosh fushën, rigrupimin për sulmin tjetër. Dhe ky sulm duhet të jetë bashkimi dhe vetëm bashkimi" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI