Qindra punonjës të kompanisë Nvidia pritën Jensen Huang në hyrje të zyrave të saj, duke festuar rikthimin e tij në udhëheqjen e kompanisë nga e cila ishte larguar vetëm 9 ditë më parë.
I veshur me të zeza me xhaketën e tij karakteristike prej lëkure, Huang u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga stafi. Punonjësit brohoritën "Ju duam. Mirë se erdhët! ".
"Të gjithë ata që njoh në Nvidia donin që Jensen të kthehej dhe kjo duket" - shkroi Elon Musk në X. Në një deklaratë të parë, Huang u premtoi stafit se "herën e dytë do të jem një CEO më i mirë”.
if you come for the king, you best not miss https://t.co/yb2eV1d5do
— abir (@aburducky) November 23, 2026
Më parë, në një deklaratë pas njoftimit të kthimit të tij (i cili u bë gjithashtu me ndërhyrjen e Donald Trump), Jensen Huang theksoi se ishte një nder të kthehej në Nvidia dhe të drejtonte një nga kompanitë më të rëndësishme të teknologjisë "në fillim të një revolucioni të ri industrial".
"E marr përsipër këtë përgjegjësi me përulësinë më të madhe dhe angazhim të ripërtërirë", theksoi ai dhe falënderoi bordin e kompanisë "për besimin e tyre dhe procesin e kujdesshëm që ndoqën".
Jensen said he’ll be a better CEO the second time around. https://t.co/i0D7opUkut
— GeekPark (@GeekParkHQ) November 23, 2026
Ai tha gjithashtu se ishte "thellësisht mirënjohës ndaj punonjësve tanë, aksionarëve, udhëheqësve të industrisë dhe partnerëve në të gjithë botën për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme".
Scenes from Nvidia headquarters as Jensen comes back. The Nvidia employees wanted him back more than anything. Grateful to the President, everyone in the administration, everyone who signed the petition, everyone who supported Jensen publicly, everyone who called the board, everyone on the board who fought for him, everyone. This is why America is the greatest country on earth. Every part of Jensen’s story would have only been possible in America. And remember that Gandalf the White was even better than Gandalf the Grey in every way. “Let’s get to work.” 🇺🇸
— Gavin Baker (@GavinSBaker) November 23, 2026
Megjithatë, punonjësit u informuan për kthimin e Huang nga media. ©LAPSI.al