Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të dëborës në Qafë Thore, në Malësinë e Madhe, ku aktualisht ato kanë intensitet mesatar.
"Në Qafë-Thorë, me rënien e temperaturave, kanë nisur edhe reshjet e borës me intensitet të ulët. Skuadrat e mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës" - thuhet në njofimin e ARRSH.
Qafë Thore është një nga pikat më të larta të këtij aksi malor dhe lidh zonën e Bogës me Thethin, në Alpet e Dukagjinit. /LAPSI.al