
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë sjellë edhe një efekt pozitiv në rezervat ujore të vendit.
Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), niveli i ujit në HEC-in e Fierzës ka arritur në 261.09 metra, duke shënuar rritje të rezervave hidrike në kaskadë.
Ndërkohë, rritja e nivelit të ujit ka bërë që të mbulohen sërish nga liqeni rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit. KESH bën me dije se aktualisht nuk ka shkarkime në tre hidrocentralet e Kaskadës së Drinit.