Flash

Moti, nëntori mbyllet me reshje dhe rënie të temperaturave

Lapsi.al 23 November 2026

Moti, nëntori mbyllet me reshje dhe rënie të temperaturave

Vjeshtë dhe dimër brenda një jave. Kështu do të mbyllet muaji nëntor, ku krahas reshjeve të shiut do të ketë prani të dëborës dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, tregon se i ftohti do të nisë të ndihet që mëngjesin e së martës. Por si do të jetë moti më 28 dhe 29 nëntor, kur shumë qytetarë kanë planifikuar festimet në Shqipëri dhe protestën në Tiranë? “E shtuna dhe e diela do të jetën me mot të kthjellët dhe të ftohtë. Reshje të pakta dëbore do të ketë kryesisht në zonat lindore të Shqipërisë”, tregon ajo.

Meteorologët parashikojnë që me fillimin e dhjetorit të nisë dimri, dhe jo vetëm zyrtarisht. Ditët e para të dhjetorit do të jenë tipike dimërore. Moti do të jetë i kthjellët, por i ftohtë, me temperatura që do të arrijnë deri në -5 gradë Celsius në zonat malore. 

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI