
Villarreal ka përgënjeshtruar zyrtarisht lajmet që qarkulluan në internet, sipas të cilave sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Nicolas Pepe, i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në sy pasi kishte vëzhguar pa mbrojtje eklipsin diellor që u shfaq në Spanjë më 12 gushtin e kaluar.
Përmes një njoftimi të publikuar të dielën në mbrëmje, klubi që militon në La Liga ka sqaruar se operacioni të cilit iu nënshtrua futbollisti ishte planifikuar më herët për arsye klinike, tërësisht të palidhura me ngjarjen astronomike. Në këtë mënyrë, Villarreal është distancuar nga thashethemet e nxitura nga përhapja virale e një videoje të pretenduar, të publikuar në llogarinë Snapchat të lojtarit gjatë eklipsit.
Reagimi i Villarreal
Duke ritheksuar se pretendimet e shpërndara në rrjetet sociale nuk kanë asnjë bazë, klubi spanjoll u ka bërë gjithashtu thirrje organeve të informimit që lajmet që lidhen me shëndetin e sportistëve t'i trajtojnë me "rigorozitet dhe përgjegjësi". Ndërhyrja mjekësore në fjalë e detyroi ish-futbollistin e Arsenal të humbiste pesë ndeshje zyrtare gjatë muajit tetor, duke qëndruar jashtë fushave për gjithsej 18 ditë, nga 9 deri më 26 tetor, sipas të dhënave të regjistrave të dëmtimeve.
𝗖𝗟𝗨𝗕 𝗦𝗧𝗔𝗧𝗘𝗠𝗘𝗡𝗧: In light of recent reports published by various media outlets, Villarreal CF wishes to clarify that claims linking Nicolas Pepe's eye surgery to viewing the solar eclipse are completely false. The procedure had been scheduled beforehand for reasons entirely unrelated to this event. The club calls for accuracy and responsibility when reporting on matters concerning the health of its players.
— Villarreal CF English (@VillarrealCFen) November 22, 2026