Flash

Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, plagosen 3 fëmijë

Lapsi.al 22 November 2026

Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 31-vjeçarja

Një 31-shqiptare humbi jetën ndërsa 3 fëmijë u plagosën në një aksident rrugor që ndodhi mëngjesin e së dielës (22 nëntor), në Prata di Pordenone, në provincën e Pordenones në Itali.

RAI shkruan se makina doli nga rruga dhe më pas u përmbys. Sipas raportimeve, familja po udhëtonte për në Villanova, ku pritej të merrnin pjesë në një festë ditëlindjeje. 

Viktima është Emanuela Shahini, me origjinë shqiptare , e cila udhëtonte me dy fëmijët e saj, 15 dhe 11 vjeç, dhe shoqen e tyre, e cila pësoi lëndime të shumta. 

Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 31-vjeçarja

Më rëndë është vajza e saj 15-vjeçare, e cila u transportua me helikopter në spitalin e Udines, ndërsa dy të miturit e tjerë u transportuan me lëndime të kodit të verdhë në spitalin e Pordenones.

Zjarrfikësit dhe Karabinierët ndërhynë në vendngjarje. Hetimet janë duke u zhvilluar për të rindërtuar dinamikën e aksidentit. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga karabinierët, automjeti tip “Ford Fiesta” humbi kontrollin në një kthesë, për shkak të lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut dhe u përplas me një bllok betoni para se të përmbysej. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI