Flash

Moti i keq në veri të vendit, ndërprerje të energjisë elektrike në Lezhë, Kukës dhe Tropojë

Lapsi.al 23 November 2026

Moti i keq në veri të vendit, ndërprerje të energjisë

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në disa zona të veriut të vendit, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të banorëve në qarqet Lezhë dhe Kukës.

Në Lezhë, moti i keq që prej pasdites së së dielës ka sjellë ndërprerje të energjisë në disa lagje të qytetit dhe fshatra përreth. Grupet e OSHEE-së ndodhen në terren për identifikimin dhe riparimin e defekteve në rrjet.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në qarkun e Kukësit, ku ndërprerjet kanë prekur të tria bashkitë. Në bashkinë Kukës, pa energji kanë mbetur zona industriale dhe njësitë administrative Malzi, Tërthore, Kolsh, Surroj, Topojan, Shishtavec dhe Zapod.

Në Tropojë, probleme raportohen në Margegaj, Fierzë dhe lagjen Geg Hysen të Bajram Currit. Ndërsa në Has, ndërprerjet kanë prekur Fajzën, fshatrat Kishaj dhe Pogaj, si dhe spitalin dhe ujësjellësin e Krumës.

Sipas raportimit të orës 08:50 të kësaj të hëne, reshjet në Kukës kanë pushuar, por rrugët mbeten të rrezikuara nga rënia e gurëve, inerteve dhe vërshimi i ujërave. Megjithatë, të gjitha akset nacionale janë të kalueshme dhe grupet e mirëmbajtjes vijojnë punën në terren.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI