Flash

Marquez, një fenomen! Marc vuan, por fiton bën historinë me titullin e dhjetë botëror: Rossi mbetet prapa

Në Portugali dominojnë Bezzecchi dhe Aprilia, por të gjithë sytë janë te Marc Marquez, i cili shpallet kampion bote për herë të dhjetë në karrierën e tij.

Lapsi.al 22 November 2026

Marquez, një fenomen! Marc vuan, por fiton bën historinë me

Në Portugali dominojnë Bezzecchi dhe Aprilia, por të gjithë sytë janë te Marc Marquez, i cili shpallet kampion bote për herë të dhjetë në karrierën e tij. Spanjolli e nis garën shumë mirë, por më pas gradualisht humbet pozicione, duke administruar avantazhin në renditjen e përgjithshme dhe duke e mbyllur garën në vendin e tetë. Fitore e madhe për Marco Bezzecchi, i cili në gjysmën e dytë të garës merr kryesimin dhe shkëputet nga rivalët. Në vendin e dytë përfundon Jorge Martin, ndërsa i treti renditet Raul Fernandez.

Që në nisje, Marquez fluturon menjëherë në krye të garës. Megjithatë, nga xhiroja e tretë, piloti i Ducatit nis të humbasë ritmin dhe parakalohet nga gjysma e pilotëve në garë: pas tri xhirosh, ai gjendet tashmë në vendin e gjashtë. Në xhiron e gjashtë rrëzohet Pedro Acosta, i cili, pavarësisht përpjekjeve për t'u rikthyer në garë, detyrohet të tërhiqet. Ndërkohë, pilotët e Aprilias, Bezzecchi, Martin dhe Raul Fernandez, shkëputen në krye, me këtë të fundit që ruan vendin e parë deri në xhiron e 15-të. Në atë moment, Bez vendos të sulmojë, e parakalon dhe shkëputet në krye të garës. Marc Marquez vazhdon të humbasë pozicione dhe më pas parakalohet edhe nga Di Giannantonio, Ogura dhe Brad Binder. Luca Marini i afrohet gjithashtu, por nuk arrin ta sulmojë. Në xhiron e fundit, piloti me numrin 93 parakalon Moreiran, i cili rrëzohet në fund të garës, dhe e mbyll kështu garën në vendin e tetë.

Titulli është sërish i tij, i dhjeti në karrierë, nëse përfshihen edhe dy titujt botërorë të fituar në kategoritë 125 dhe Moto2. Piloti i lindur në vitin 1993 kalon kështu legjendën Valentino Rossi dhe barazon numrin e titujve të fituar nga Giacomo Agostini (i pranishëm në festimet në pistë) në kategorinë kryesore të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit. Pas një Bezzecchi fantastik, podiumin e plotësojnë Martin, gati katër sekonda pas tij, dhe Raul Fernandez, i treti me më shumë se pesë sekonda diferencë nga piloti italian.

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI