
Lara Colturi me kohën 1.45.47 ka arritur të triumfojë në moshën 20 vjecare slalomin special në Gurgl. Ky është suksesi i parë në karrierë për talentin kuqezi pas nëntë podiumesh dhe është edhe i pari për Shqipërinë në Kupën e Botës, duke bërë që FISI (Federata italiane e sporteve dimërore) të kafshojë duart për sherrin që e detyroi italianen të kapërcejë Adriatikun për të mbrojtur ngjyrat kuqezi.
Suksesi vlen edhe, me 260 pikë, vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës. Në podium me Larën janë edhe suedezet Sara Hector (1.45.74) e Anna Sëenn Larsson (1.45.77). Në këtë pikë, skiatorja më e mirë italiane është Lara Della Mea: ishte e treta pas manshit të parë por e mbylli e nënta me 1.46.5.