Flash

Bashkia e Tiranës i përgjigjet Ramës për shkarkimet: Ndërhyrje politike në kompetencat e kryebashkiakut

Lapsi.al 21 November 2026

Bashkia e Tiranës i përgjigjet Ramës për shkarkimet:

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për ndërhyrje politike në kompetencat e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ushtrim presioni publik ndaj drejtuesve të administratës bashkiake. Reagimi vjen pas deklaratave të Ramës, i cili kritikoi largimin nga detyra të punonjësve që, sipas tij, nuk bëjnë “like” apo “share” postimeve të Veliajt nga burgu.

Në një deklaratë për mediat, bashkia e Tiranës thekson se emërimet dhe shkarkimet në administratë janë kompetenca që ushtrohen në përputhje me ligjin dhe jo mbi bazën e preferencave personale.

Më herët, Rama kishte ngritur publikisht pikëpyetje për largimin nga detyra të një drejtueseje të Policisë Bashkiake, duke pretenduar se shkak ishte mungesa e mbështetjes për postimet e kryebashkiakut në rrjetet sociale.

Deklarata për shtyp: 

Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës bashkiake.

Bashkia Tiranë nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit. Autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës dhe ligji nr. 139/2015. Emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale.

Deklaratat dhe presionet e fundit janë vijim i një qëndrimi që ngre shqetësime serioz se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi Bashkinë Tiranë.

Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të Tiranës. Bashkia Tiranë kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues. Bashkia Tiranë u përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit dhe do i shërbejë deri në fundit zgjedhësve të saj.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI