Flash

Shisnin kanabis pranë dy shkollave në Gjirokastër, arrestohet 29-vjeçari dhe vihet nën hetim një tjetër

Lapsi.al 21 November 2026

Shisnin kanabis pranë dy shkollave në Gjirokastër, arrestohet

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 29-vjeçar dhe ka vënë nën hetim një tjetër të ri, pasi ata u kapën pranë dy shkollave me doza kanabisi. Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi lëndën narkotike, një automjet dhe dy telefona celularë. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Final Sale”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Kapen në flagrancë me doza kanabisi, pranë dy shkollave në Gjirokastër, arrestohet 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e ndarë në doza, 1 automjet dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në zbatim të planit operacional “Shkolla të Pastra” dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Final Sale”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi K. K., 29 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi O. Ç., 22 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Këta shtetas u kapën pranë dy shkollave në qytetin e Gjirokastrës, me nga një sasi të vogël kanabisi të ndarë në doza. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI