Flash

Rama flet për protestën, por harron dhunën ndaj të rinjve: Rruga e Durrësit me semaforë të shkatërruar e trotuarë të shkulur

Lapsi.al 21 November 2026

Rama flet për protestën, por harron dhunën ndaj të rinjve:

Nga Asambleja e PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama foli edhe për protestën. Rama kujtoi situatën në Rrugën e Durrësit, duke thënë se janë shkulur semaforë e trotuare, por megjithatë nuk përmend dhunën policore ndaj protestuesve e studentëve.

“Ftoj të shikoni pak rrugën e Durrësit, semaforët e shkatërruar, trotuaret e shkulur, kangjellat e shkulura dhe të zhdukura. Gjurmët e dhunës mbi trupin e rrugës. Ajo ishte Tirana që morëm ne. Ajo ishte tamën ashtu jo vetëm në rrugën e Durrësit por në të gjithë hapësirën e saj . Rruga e Durrësit është një mundësi për të gjithë ata për të njohur atë Tiranë që nuk e mbajnë mend. Për të hequr pemët nga pamja se edhe ato i kemi mbjellë ne, dhe për të parë se çfarë ndryshimi ka ndodhur. Atë rikthim në kohë e kanë mundësuar ata që e lanë Tiranën ashtu, atëherë…Ata që kanë bërë gjithmonë të njëjtën gjë. Kur e kanë pasur mundësinë ta ndryshojnë e kanë lënë të lëngojë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI