Flash

Veliaj nuk preferon spitalin shtetëror, i kërkon gjykatës ta bëjë operacionin në spital privat

Lapsi.al 21 November 2026

Veliaj nuk preferon spitalin shtetëror, i kërkon gjykatës ta

Pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se ka planifikuar 23 nëntorin si ditën kur Erion Veliaj mund ta kryejë ndërhyrjen në Spitalin Memorial, avokati i tij thotë për TCH se i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme që të vendosë se çfarë do të ndodhë.

Plarent Ndreca tha se kërkesa urgjente i ishte dërguar GJKKO-së mëngjesin e së premtes. Shkresa tregon se autorizimi i kërkohet Gjykatës së Posaçme për ta kryer ndërhyrjen në një spital privat në Tiranë.

Në shkresën e depozituar dje, Ndreca kërkon gjithashtu që Veliaj të shoqërohet dhe të shtrohet në këtë spital për ndërhyrjen dhe trajtimin pasoperativ.

Mbrojtja argumenton se Veliaj ka pësuar një frakturë gjatë qëndrimit në paraburgim, e cila nuk është bashkuar, ndërsa ortopedi i Spitalit Memorial Fier ka rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale. Avokati pretendon se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vonuar sigurimin e kontrolleve dhe dokumentacionit mjekësor, duke penguar marrjen në kohë të trajtimit.

Në kërkesë propozohet që ndërhyrja të kryhet në një spital privat në Tiranë, nëse pas vlerësimit mjekësor konfirmohet nevoja për operacion. Veliaj shprehet i gatshëm të mbulojë vetë shpenzimet e trajtimit në spitalin privat. Tashmë i takon GJKKO-së të vendosë për kërkesën e mbrojtjes./ TCH

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI