
Bulqiza ditën e djeshme është shoqëruar me erëra të forta dhe reshje të dendura të shiut ndërkohë që gjatë natës kanë nisur reshjet e para të dëborës. Dëbora ka zbardhur malet në lartësinë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë pamjet e para dimërore në këtë zonë.
Temperaturat kanë pësuar rënie duke sjellë kështu ndryshimin e motit në zonat malore të Bulqizës.