Flash

Nga Berlini në Këln/ Protesta masive në Gjermani, të rinjtë kërkojnë më shumë investime në arsim

Lapsi.al 21 November 2026

Nga Berlini në Këln/ Protesta masive në Gjermani, të

Në shumë qytete të Gjermanisë janë zhvilluar sërish protesta nga të rinjtë. Demonstrata u mbajtën mes të tjerash në Berlin, Hamburg, Frankfurt am Main, Leipzig, Bremen, Freiburg dhe Këln. Për këto tubime kishin bërë thirrje disa organizata dhe iniciativa, mes tyre lëvizja "Gen Z regelt” dhe Konferenca Federale e Nxënësve.

Sipas lëvizjes "Gen Z regelt”, kësaj here morën pjesë rreth 90.000 njerëz, dukshëm më pak se në protestat e para të mëdha rinore rreth tre javë më parë. Protestuesit kërkuan më shumë financime për shkollat, ndihmën për personat me varësi dhe për psikoterapinë, një jetë të përballueshme ekonomikisht, më shumë mbrojtje të klimës, si dhe kundërshtuan rikthimin e mundshëm të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Policia ishte përgatitur në shumë qytete me forca të shumta në rast të shpërthimit të trazirave. Deri në orët e para të mbrëmjes, pavarësisht motit shpesh me shi, situata mbeti kryesisht paqësore. Vetëm më vonë, në disa vende, pati akte vandalizmi dhe trazira.

Trazira në Hamburg, Leipzig

Në Hamburg, pas përfundimit të një demonstrate të organizuar nga lëvizja "Gen Z regelt”, persona të maskuar hodhën fishekzjarre, vezë dhe shishe në drejtim të policëve. Në rrugë u hodhën koshat e mbeturinave dhe barrierat e kantierëve të ndërtimit, ndërsa shumë shishe u thyen. Sipas policisë, disa persona u ndaluan ose u arrestuan përkohësisht.

Më herët, marshimi protestues kishte përshkuar qendrën e Hamburgut, nga stacioni Dammtor deri në lagjen Sternschanze. Në kulmin e protestës morën pjesë rreth 4.000 persona, sipas policisë, pak më pak nga sa pritej.

Jo vetëm në Hamburg, por edhe në Leipzig pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë marshimit protestues me rreth 2.500 pjesëmarrës u ndezën disa herë mjete piroteknike, për shkak të të cilave protesta u ndërpre përkohësisht. Edhe në Stuttgart pati ndalime nga policia.

Në Bremen u hodhën mjete piroteknike. Në Berlin, sipas policisë, rreth 4.000 persona morën pjesë në një marshim paqësor të organizuar nga lëvizja "Gen Z regelt”. Vetë iniciativa foli për deri në 15.000 demonstrues. Edhe në qytete të tjera si Erfurti, Potsdami dhe Magdeburgu, të rinjtë gjermanë dolën në rrugë./DW

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI