Flash

Veliaj godet sërish Ramën: Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegjesh!

Lapsi.al 21 November 2026

Veliaj godet sërish Ramën: Ne ndërtuam një parti zemrash, jo

Në ditën kur Partia Socialiste mbledh Asamblenë e Tiranës për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, Erion Veliaj ka reaguar nga burgu me një mesazh drejtuar socialistëve të kryeqytetit.

Nga qelia, Veliaj ngre pikëpyetje mbi identitetin e sotëm të PS-së në kryeqytet, duke kritikuar atë që e cilëson si zëvendësim të socialistëve me ministra dhe drejtues institucionesh që, sipas tij, po marrin hapësirën e tyre përmes privilegjeve.

Mesazhi i Veliajt:

MESAZH PËR ASAMBLENË E TIRANËS

Të dashur miq dhe socialistë të Tiranës!

Prej vitit 2015 ndërtuam bashkë një organizatë që besonte te puna, progresi dhe qyteti. Fitoret tona nuk na i dhanë as bandat, as krimi dhe as të fortët. Ato i ndërtuam me djersën e socialistëve dhe qytetarinë e Tiranës.

Po a jemi ende ajo parti?

Hidhni një sy nga shoku në krah. A është ende socialisti me të cilin ndamë betejat dhe fitoret, apo vendin e tij e kanë zënë ministruca e drejtoruca, që pushtojnë territore me privilegje, në vend që të pushtojnë zemrat e qytetarëve?

Më pikëllon të shoh një parti ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye, ku mijëra vota e vite sakrificash fshihen me një klithmë të tij dhe ku besnikëria e verbër ndaj tij vlen më shumë se besnikëria ndaj parimeve.

Ne ndërtuam një parti zemrash, jo një hordhi privilegjesh!

Unë sot vërtet i kam duart e lidhura, por jo kujtesën, bindjet dhe përgjegjësinë për atë që ndërtuam bashkë.

Tirana është qyteti i rinisë, kulturës dhe optimizmit. Tirana është zemra jonë e madhe.

Ruajeni qytetarinë dhe djersën socialiste. Mos lejoni që historia jonë të zëvendësohet nga pushteti i pamerituar.

Me mall, respekt, përulje dhe mirënjohje,

Miku dhe shoku juaj,

Socialisti me duar të lidhura

Erion Veliaj

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI