Flash

Studentët dhe qytetarët protestojnë para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë largimin e Ramës

Lapsi.al 21 November 2026

Studentët dhe qytetarët protestojnë para Ministrisë së

Studentë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur sërish këtë të shtunë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta nisi në orën 14:00, nën thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe “Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes”.

Gjatë tubimit, protestuesit i vunë flakën një fotografie të kryeministrit, të vendosur në kangjellat e Ministrisë së Arsimit, si shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë. Një grup studentësh sollën gjithashtu një manekin të veshur me kostum sportiv të kuq, me fotografinë e Ramës të vendosur në kokë. Manekini u vendos në Rrugën e Durrësit, ku një prej të rinjve tentoi t'i vinte flakën.

Ndërkohë, protestuesit u përpoqën të bllokonin Rrugën e Durrësit, por policia ndërhyri duke i zhvendosur në trotuare për të liruar qarkullimin. Pjesëmarrësit përsëritën kërkesën për largimin e kryeministrit nga detyra, duke e cilësuar dorëheqjen e tij si të panegociueshme.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI