Flash

Po transportonte kokainë me kamion, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Francë

Lapsi.al 21 November 2026

Po transportonte kokainë me kamion, arrestohet 50-vjeçari shqiptar

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë, pasi autoritetet doganore zbuluan 114.6 kilogramë kokainë të fshehur në kamionin që ai drejtonte.

Sipas mediave franceze, droga u zbulua gjatë natës mes 18 dhe 19 nëntorit, në një kontroll në pikën e pagesës së autostradës në Arles. Kamioni me targa italiane transportonte kryesisht produkte ushqimore për një rrjet të madh tregtar. Gjatë kontrollit, doganierët gjetën kokainën të fshehur në një pjesë të kamionit që shërben për stabilizimin e ngarkesës.

Shoferi shqiptar u arrestua dhe iu dorëzua Zyrës Kundër Trafikut të Narkotikëve (OFAST) në Marsejë. Ai ka mohuar përfshirjen në trafik, duke pretenduar se droga ishte vendosur në automjet pa dijeninë e tij.

Sipas raportimeve, 50-vjeçari nuk ka precedentë penalë në Francë dhe është lënë në paraburgim. Ai pritet të dalë më 24 nëntor para Gjykatës së Tarasconit, nën akuzat për mbajtje, transport dhe importim të lëndëve narkotike, si dhe shkelje të legjislacionit doganor. Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e kokainës dhe personat e përfshirë në organizimin e transportit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI