
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Seman, ku ka humbur jetën një 80-vjeçar.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, një automjet është përplasur me biçikletën që drejtohej nga një 80-vjeçari Nasi Peto. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka marrë dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit do të shoqërohet në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në punë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.