Flash

Marshimi i protestuesve haset me kordonin e policisë në Rrugën e Kavajës, kthehen drejt qendrës së kryeqytetit

Lapsi.al 21 November 2026

Marshimi i protestuesve haset me kordonin e policisë në Rrugën e

Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, ku protestuesit i vunë zjarrin një koshi mbeturinash në zonën e Myslym Shyrit gjatë marshimit.

Studentët, qytetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë vijuar lëvizjen nëpër kryeqytet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit në Rrugën e Kavajës, protestuesit janë përballur me një kordon policor që u ka bllokuar kalimin. Për pasojë, turma ka ndryshuar drejtim dhe është kthyer drejt qendrës së Tiranës.

Marshimi nisi pas tubimit para Ministrisë së Arsimit dhe bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit. Fillimisht u raportua se protestuesit do të drejtoheshin drejt Kryeministrisë, por më pas ndryshuan itinerarin. Nuk raportohen përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë, ndërsa efektivët vijojnë të monitorojnë situatën.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI