Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

Lapsi.al 22 November 2026

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë

Sa më shumë goditje i japin njëri tjetrit Rama dhe Veliaj para zgjedhjeve të 9 majit, aq më e qartë bëhet arsyeja “sekrete” për të cilën u transferua Erion Veliaj nga qelitë e paraburgimit të Durrësit në ato të Fierit, ku u shantazhua me më shumë vite burg nga një mesazh i kryeministrit.

Refuzimi për t’ia dorëzuar bashkinë Ramës, madje zëvëndësimi i emrave që ishin katapultuar nga Partia Partinë Socialiste në administratën e bashkisë së Tiranës, është në gjenezë të konfliktit që nuk kishte mundësi tjetër veçse të transformohet në një përplasje të hapur mes të dyve, që e çoi Ramën drejt një hapi fals si ajo e dërgimit si korrier të ministrit të drejtësisë për të shantazhuar një person të paraburgosur.

Firmat e fundit të Veliajt flakën jashtë bashkisë disa drejtorë, Rigers Sheqerin drejtuesin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Zhaneta Beqirin nga drejtoria e kopshteve dhe Elona Lalajn nga policia bashkiake.

Spastrimet janë në vazhdën e disa lëvizjeve që nisën nga muaji gusht, kur Veliaj mori kompetencat që ia kishte besuar Anuela Ristanit. Por nga një firmë te tjetra, Veliaj e pa veten të "internuar" në burgun e Fierit, ku edhe mori kërcënimet për 100 vjet burg dhe për orientimin e SPAK për akuza të reja.

Nga asambleja e PS të Tiranës, Rama e shmangu sulmin ndaj Veliajt si një njeri që nuk është i lirë, ndaj "i falet t’i lexojë gabim situatat". Por kryeministri lëshoi kërcënime për mëkëmbësit e kryebashkiakut, në një përpjekje për t’i intimiduar publikisht.

“Një njeriu që nuk është i lirë, i falet t’i lexojë gabim situatat, t’i lexojë gabim gjërat, të fantazojë duke folur gabim dhe të porosisë gabimisht punë të gabuara. Por askujt që ka lirinë të marrë vendime në një funksion politik, apo që ka detyrën ta vendosë veten në shërbim të të tjerëve, nuk i falet të bëjë të njëjtat gabime, e lëre pastaj të zbatojë porosi që i bëjnë bashkëpunëtorët ndaj të tjerëve. Kështu që, çdo drejtues i çdo hallke të drejtimit të Bashkisë së Tiranës, që është edhe anëtar i kësaj familjeje politike, i them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës me porosi nga larg, për motive krejt të pajustifikueshme, as nuk do të harrohet, as nuk do të falet” u shpreh Rama.

Shkarkimet e fundit të drejtorëve të partisë

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë

Sa për të kuptuar se si keqpërdoret administrata në zgjedhje, mjafton të shihet foto më lart ku djathtas qëndron ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri ndërsa pranë tij është çeta e inspektorëve të IMT. Sheqeri ishte ngarkuar nga partia të udhëhiqte grupin e maskuar dhe me hunj në duar, në selinë e PS, për t'iu kundërpërgjigjur protestuesve, që kishin qëlluar me gurë drejt godinës. 

Shembulli i Sheqerit shpjegon se përse shkarkimi i një drejtori të Bashkisë mund të shqetësojë kaq shumë kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryeministrin e vendit.

Këta lloj “punonjësish shtetërorë” keqpërdoren sa herë ka nevojë partia, veçanërisht në ditët e fushatës zgjedhore për të bërë vota duke shfrytëzuar autoritetin që u jep ligji. Nëse ke një shtesë pa leje në shtëpi, por njihesh si votues i rregullt apo aktivist i opozitës, atëherë ndëshkimi është i menjëhershëm; denoncimi në prokurori. Por nëse je i gatshëm të negociosh votën tënde dhe të familjarëve të tu, ka gjithmonë hapësira për negociim, procedura lehtësuese, një sy që bëhet qorr apo një vesh që bëhet shurdh.

Nëse Veliaj i shkon deri në fund vendimeve të tij, largimi i Rigers Sheqerit nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territori e distancon në të ardhmen inspektorin e bashkisë nga puna e partisë.

Nuk do të jetë më e lehtë që inspektorët të përdoren në fushatë, për gjoba, shantazh apo tolerime në funksion të Partisë Socialiste apo si xhandarë me hunj në duar për të mbrojtur partinë.

Njësoj i vështirë do të jetë keqpërdorimi i policëve bashkiakë me largimin e Elona Lalaj. pPo ashtu, do të jetë më i vështirë patronazhimi i votës për ato qindra apo mijëra edukatore që ishin në varësi të Zhaneta Beqirit.

Shkarkimet e fundit nuk janë vendime të izoluara të Veliajt. Në prapaskenë lexohet një strategji e mirëfilltë që synon ta hedhë në erë fushatën e Ramës në Tiranë, për t’i shkaktuar humbjen ose një rezultat sa më të dobët. 

Mjeti me të cilin mund të arrihet kjo, është largimi nga puna i të gjithë atyre njerëzve të Partisë Socialiste në pozicione kyçe të Bashkisë së Tiranës, në mënyrë që mund t'i përdorin vendet e punës, gjobat, qokat dhe çfarëdolloj favori të mundshëm të Bashkisë së Tiranës në funksion të votave të partisë.

Bëhet fjalë për administratorë, drejtorë, shefa policie etj, që jo rastësisht menaxhojnë rrjete patronazhistësh të paguar nga buxheti i bashkisë. Nëse ka një njeri që i njeh mirë këto rrjete njerëzish, ky është Erion Veliaj.

Para se të largoheshin Sheqeri, Beqiri dhe Lalaj nga administrata e Bashkisë së Tiranës,Veliaj ka zëvëndësuar në heshtje disa emra të tjerë, zanatçinj të përdorimit të aseteve shtetërore në fushata elektorale.

Fushata e spastrimit të bashkisë nga veglat e Ramës

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë

Nëse Veliaj i qëndron deri në fund presioneve, në zgjedhjet e ardhshme kandidati i Partisë Socialiste rrezikon të hyjë në garë pa pasur në dispozicion makinerinë elektorale të Tiranës që ushqehej kryesisht nga paratë e taksave për pushtetin lokal.

Bëhet fjalë për një ushtri prej rreth 9 mijë punonjësish, por edhe me resurset dhe buxhetet e majme që përdori Veliaj për të siguruar rreth 160 mijë vota katër vite më parë.

Vetëm dy ditë pas transferimit nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, Veliaj ndryshoi përsëri përbërjen e ekipit drejtues të Bashkisë. Ai shkarkoi Vasilika Vjeron, përgjegjëse për financat dhe Ilir Mëngrën përgjegjës për punët publike, duke emëruar Etleva Bishën. 

Më parë, në datën 5 tetor kishte emëruar Sara Goxhajn dhe Sadi Vorpsin, të dy bashkëpuntorë të tij të afërt. 

Para kësaj në fund të muajit shtator, bashkia ishte përfshirë nga një valë shkarkimesh mes administratorëve, ku ishin larguar Piro Jani i njësisë nr.5, Florian Pullazi i njësisë nr.2, Trëndelina Jaku e njësisë nr.1, Xhevahir Koçi, administrator i Kasharit. Më herët në fillim të muajit shtator, Veliaj kishte shkarkuar nënkryetarin e bashkisë, Blendi Sulaj një emërim që ishte bërë me rekomandim direkt të Ramës vetëm disa muaj më parë. 

Po ashtu, ai komandoi në postin e Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushin pas dorëheqjes së Eldi Hoxhës. Nga detyra u largua dhe shefja e Kabinetit Blerina Beshku. 

Në fund të muajit gusht, Veliaj kishte marrë kompetencat që pas arrestimit ia kishte dorëzuar Anuela Ristanit, duke e akuzuar se nuk kishte zbatuar urdhrat e tij. Duke rimarrë në duar frerët e institucionit Veliaj sapo kishte krijuar premisat e armiqësisë me Ramën, që s'mund t'ia lejojë vetes të hyjë në zgjedhje pa përdorur administratën e bashkisë.

Në të gjitha planet e tij e kishte marrë për të mirëqenë bindjen e Erion Veliajt. Shpërfytyrimi i ditëve të fundit te Rama tregon se nuk e kishte parashikuar që “biri politik”, i cili nuk pati guxim t’i dilte kundër kur ishte i lirë, do ta gjente kurajon ta sfidojë pikërisht atje ku e kishin menduar të neutralizuar përfundimisht, në një qeli të burgut të Fierit./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI