Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

Lapsi.al 21 November 2026

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas.

Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, 4,3% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, popullsia më 1 janar 2026 zbriti në 2.335.930 banorë, me rënie 1,16% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Nga përllogaritjet mbi të dhënat e INSTAT, numri i ndërmarrjeve aktive për 1.000 banorë është rritur nga rreth 56 në 59 brenda një viti. Kjo do të thotë se në treg po operojnë gjithnjë e më shumë biznese në raport me popullsinë rezidente.

Vetëm gjatë vitit 2025 u regjistruan 18.297 ndërmarrje të reja, nga 15.970 në vitin 2024, me një rritje prej 14,6%. Pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve aktive, rreth 85,9%, operojnë në sektorin e shërbimeve, përfshirë tregtinë, transportin, akomodimin dhe shërbimin ushqimor.

Për bizneset që mbështeten kryesisht te konsumi vendas, tkurrja e popullsisë mund të nënkuptojë më pak klientë potencialë dhe konkurrencë më të fortë. Megjithatë, ndikimi nuk është i njëjtë për të gjithë sektorët, pasi turizmi, eksportet dhe rritja e konsumit për frymë mund të kompensojnë pjesërisht humbjen e konsumatorëve rezidentë.

Rënia demografike ndikon gjithashtu në disponueshmërinë e fuqisë punëtore. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2025 migracioni neto ishte negativ me 28.531 persona, duke qenë faktori kryesor i tkurrjes së popullsisë./Monitor

Shqipëria, ecuria e numrit të bizneseve dhe popullsisë, 2024–2025

Treguesit 2024 2025 Ndryshimi
Ndërmarrje aktive 132.172 137.892 +5.720
Ndryshimi i bizneseve     +4,3%
Popullsia rezidente* 2.363.314 2.335.930 -27.384
Ndryshimi i popullsisë     -1,16%
Biznese për 1.000 banorë 55,9 59,0 +3,1

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI