Flash

“69 mijë euro operacione plastike dhe dy vila 1.8 milionë euro”/ Bardhi denoncon Ballukun: Nga erdhën paratë?

Lapsi.al 21 November 2026

“69 mijë euro operacione plastike dhe dy vila 1.8 milionë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dalë me një tjetër denoncim ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se ajo ka shpenzuar rreth 69 mijë euro për ndërhyrje estetike, pa deklaruar pagesat dhe burimin e parave. Përmes një reagimi publik, Bardhi pretendon se Balluku ka kryer ndërhyrje kirurgjikale dhe estetike pranë një kirurgu plastik të njohur ndërkombëtarisht, i cili ushtron aktivitet në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano.

Sipas deputetit demokrat, shuma prej 69 mijë eurosh është mbajtur e fshehtë, në kundërshtim me detyrimet ligjore për deklarimin e pasurisë dhe shpenzimeve.

“Çështja nuk është si duket Belinda Balluku, por sa para ka paguar ajo për këto ndërhyrje, pse nuk i ka deklaruar dhe nga kanë ardhur paratë”, shprehet Bardhi.

Ai i lidh këto pretendime edhe me akuzat e mëparshme për dy vila, të cilat, sipas tij, kanë një vlerë të përbashkët prej 1.8 milionë eurosh dhe nuk janë deklaruar.

Në denoncimin e tij, Bardhi kritikon edhe SPAK-un, duke e akuzuar se nuk po heton pretendimet për pasurinë dhe shpenzimet e ish-zv.kryeministres.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI