Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Vuçiç paralajmëron bojkot në zgjedhjet presidenciale: Në këto kushte, nuk ka kuptim të garojmë

Lapsi.al 21 November 2026

Vuçiç paralajmëron bojkot në zgjedhjet presidenciale:

Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se Partia Progresive Serbe (SNS) mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke e cilësuar të pakuptimtë garën në kushtet aktuale politike. Në një intervistë për televizionin Informer, nga ambientet e Parlamentit serb, kreu i grupit parlamentar “Serbia Fiton” kritikoi shumicën qeverisëse, duke pretenduar se ajo mund të përfshijë parti të vogla në zgjedhje për t’i dhënë legjitimitet procesit.

Ai pranoi se drejtuesit e SNS-së mund të vendosin të marrin pjesë në zgjedhje edhe kundër vullnetit të tij.

“Ndoshta Asambleja e partisë sonë do të vendosë që të marrim pjesë, kundër vullnetit tim. Në këto kushte, pjesëmarrja është e pakuptimtë”, u shpreh ai.

Deklaratat vijnë pas humbjes së zgjedhjeve të parakohshme nga SNS përballë Lëvizjes Studentore, rezultat që i dha fund 14 viteve të qeverisjes së Vuçiçit dhe partisë së tij. Zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen në dhjetor, ndërsa data zyrtare e votimit pritet të shpallet deri më 27 nëntor.

Të këshilluara

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI