Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Tërmet i fuqishëm 6.7 ballë në Peru, 15 të plagosur dhe mbi 120 banesa të dëmtuara

Lapsi.al 21 November 2026

Tërmet i fuqishëm 6.7 ballë në Peru, 15 të plagosur dhe

Një tërmet me magnitudë 6.7 ka goditur Perunë mbrëmjen e së premtes, duke lënë të paktën 15 persona të plagosur dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa rajone të vendit. Sipas Institutit Peruan të Gjeofizikës (IGP), lëkundjet u regjistruan në orën 19:09 me orën lokale, me epiqendër rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Junín, afro 300 kilometra larg kryeqytetit Lima. Tërmeti kishte një thellësi prej 129 kilometrash.

Instituti Kombëtar për Mbrojtjen Civile (INDECI) raportoi se 11 persona u plagosën në rajonin Junín, ndërsa katër të tjerë në zonat e Huánuco, Lima, Callao dhe Pasco. Nga verifikimet paraprake rezulton se 127 banesa kanë pësuar dëmtime, ndërsa katër prej tyre janë shpallur të pabanueshme. Rajonet Junín dhe Pasco rezultojnë më të prekurat nga lëkundjet. Pas tërmetit të fuqishëm, në rajonin Junín u regjistruan edhe dy lëkundje të tjera me magnitudë 5.0 dhe 3.5.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI